Lajme
Arrestohet 26 vjeçari në Mitrovicë, dëmtoi një objekt të mbrojtur
- 18/08/2023
- By RTV Mitrovica

Foto ilustrim
F.H. 26 vjeçar është arrestuar nga policia në Mitrovicë, pasi i njejti po dyshohet për dëmtim të një shtëpie të vjetër, objekt i trashëgimisë kulturore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesante njofton policia e Kosovës.
“Policia në Mitrovicë, rreth orës 00:35 ka pranuar një informate se një person ishte duke rrënuar një shtëpi te trashëgimisë kulturore, njësitë policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë hasur ne një makinë pune eskavator ndërsa nuk kishte pasur persona, dhe kane vërtetur se një objekte i trashëgimisë kulturore ishte dëmtuar. Policia kane arritur ta identifikojnë te dyshuarin F.H. 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar ne Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,” thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar pas intervistimit me udhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciar rast për veprën penale “Dëmtim, shkatërrimi i monumenteve ose objekteve te mbrojtura”.