Lajme
Arrestohen tre persona, kapen në flagrancë duke vjedhur
- 14/01/2022
- By RTV Mitrovica
Tre persona janë arrestuar mbrëmë nga policia në Mitrovicë.
Të njejtit u kapën në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi në rrugën “Driton Veliu” në Jug të qytetit.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, ata me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.
“Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale. Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”,” thot policia.