Lajme
Armë, municion dhe substanca narkotike sekuestrohen nga policia gjatë bastisjes së një shtëpie ne Mitrovicë
- 08/04/2026
- By RTV Mitrovica
Mitrovicë e Jugut, 08 prill 2026 – Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë realizuar një aksion bastisjeje në një shtëpi dhe objektet përcjellëse, pas dyshimeve të bazuara për posedim ilegal të armëve.
Gjatë operacionit, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një sërë provash materiale, përfshirë:
një armë të gjatë të modifikuar,
një karikator,
25 fishekë,
një peshore me ngjyrë të zezë,
një gëzhojë,
një granatë dore,
si dhe 9 gram substancë të dyshuar narkotike.



Në lidhje me rastin, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.