Lajme
AQH-ja zvicerane vazhdon ta mbështes shëndetësinë e Mitrovicës
- 23/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e organizatës zvicerane “Accessible Quality Healthcare’’ (AQH), drejtorin e projektit AQH, z. Nicu Fota dhe zv. drejtoreshën, Dr. Qamile Ramadani.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, si dhe drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me fazën e dytë të projektit AQH, i cili e mbështetë sektorin e shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore, pastaj fuqizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat në marrjen e shërbimeve shëndetësore, si dhe mbështetja në ngritjen profesionale.
Në fund të takimit ata u dakorduan për bashkëpunim të plotë në realizimin e projekteve të ndryshme për sektorin e shëndetësisë, në mënyrë që të sigurohen shërbime sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës.