Lajme
AMF në Kçiq të Madh edhe me shërbimeve stomatologjike
- 07/02/2023
- By RTV Mitrovica

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Kçiq të Madh tani do të ofroj edhe shërbime stomatologjike për banorët e këtij lokaliteti.
Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, pas vizitës që i bëri kësaj ambulante.
Drejtori Shabani tha se ofrimi i shërbimeve stomatologjike për banorët e këtij fshati është realizim i kërkesës dhe nevojës së kamotshme të këtij komunitetit, si dhe një vlerë e shtuar në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.
“Drejtoria e Shëndetësisë dhe ekipi i Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës mbeten të përkushtuar në angazhimet për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, ka thënë ndër tjerash drejtori z.Shabani.
Ndryshe ambulanta në Kçiq është në mesin e disa ambulantave tjera në komunë që sëfundmi është renovuar nga Komuna e Mitrovicës.