Lajme

Ambasadori Avni Spahiu dhuron dhjetra libra bibliotekës së qytetit në Mitrovicë

  • 30/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Me mbi 40 tituj libra të zhanreve të ndryshme është pasuruar biblioteka e qytetit “Latif Berisha” në Mitrovicë. Ato janë dhuruar nga ambasadori Avni Spahiu.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovice, Valdete Idriz, e falenderoi ambasadorin Spahiu për donacionin dhe për veprimtarinë e tij afatgjatë në fushën e arsimit dhe diplomacisë.

Ambasadori Spahiu ka thënë se librat janë autorial, por edhe me disa tituj të autorëve të tjerë, nga fusha e letërsisë, historisë, diplomacisë, antropologjisë si dhe disa të tjerë me poezi.