Lajme

Aliu e Hamza vizitojnë fabrikën e riciklimit të mbeturinave në Frashër

  • 18/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nga Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti” bëjnë të ditur se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë vizituar fabrikën e riciklimit të mbeturinave në Frashër të Mitrovicës.

Aty u njoftuan për funksionimin e kësaj fabrike që është në fazën fillestare/testuese.

“Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”, Gazmend Morina, ka pritur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrin e Ministrisë së Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë vizitës që iu bë fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër të ndërtuar nga MMPHI në bashkëpunim me komunën.
Kryetari Hamza dhe Ministri Aliu u njoftuan nga Kryeshefi Morina dhe U.D. i Zv.Kryeshefit të “Unitetit”, Ylber Murtezaj, treguan nga afër se si po funksionon fabrika në fazën fillestare/testuese të saj.
Ishte dakordim i përbashkët që të ketë avancim në formën e menaxhimit të mbeturinave me ndihmën e komunës dhe ministrisë, ku rol kyç do të ketë edhe kjo fabrikë moderne, e cila është e vetmja në Kosovë,” thuhet në njoftimin e “UNITETIT”