Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së
- 19/08/2021
- By RTV Mitrovica
Në mbledhjen e 34 -të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, dhe në prani të anëtarëve të KPF-së, drejtorëve komunal, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht në këtë mbledhje është propozuar si pika shtesë e rendit të ditës; Propozim-Vendimi për formim të komisionit për ndarjen e çmimit ”Kadri Kadriu” nga DKRS.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së unanimisht kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës si; Draft-Rregulloren për Transparencë ; Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2025; Kërkesa e Organizatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Kosovës “OPFAKKOS” për përkrahje financiare; Kërkesa e Klubit të Notit “Mitrovica” për përkrahje financiare ; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2021; Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2020; Plani i Veprimit për implementimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.
Këto pika të rendit të ditës do të kalojnë për miratim dhe shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës që do të mbahet në fund të muajit gusht.