Lajme
Demos dhe Komuna diskutojnë për identifikimin e grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë
- 06/08/2021
- By RTV Mitrovica
Nën mbështetjen e Demos-it sot në Mitrovicë është mbajt takim më zyrtarët komunal ku është diskutuar lidhur me identifikimin e grupeve të margjinalizuara në nivel komunal.
Të pranishëm në këtë takim ishin, drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Fitore Mehmeti Behrami, drejtoresha për Mbrojtjen e Mjedisit, Aida Ferati Doli, udhëheqësi i Njësisë për të Drejta të Njeriut, Fitim Rama, përfaqësues nga Demos-i si dhe zyrtar të tjerë komunal.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesja nga DEMOS, Adelina Hasani, ka ofruar mbështetje ndaj komunës së Mitrovicës në identifikimin e grupeve të margjinalizuara.
Ndërsa nga pjesëmarrësit e pranishëm është diskutuar për politikat dhe strategjitë komunale në identifikimin e këtyre grupeve.
Në fund të këtij takimi është potencuar se është mëse e domosdoshme që komunat të kenë një data bazë e cila do të identifikoj grupet më të cenueshme dhe më të margjinalizuara në nivel komunal.