Lajme
Në një aheng familjar në komunën e Vushtrrisë sekuestrohet një armë
- 03/08/2021
- By RTV Mitrovica
Sot me datës 03 gusht 202, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.