Lajme
Spitali i Mitrovicës për herë të parë nisë ofrimin e shërbimeve të kirurgjisë maksilofaciale
- 02/02/2026
- By RTV Mitrovica
Nga dita e sotme, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, për herë të parë do të fillojë ofrimi i një shërbimi të ri kirurgjik.
“Dy kirurgë, specialistë të Kirurgjisë Maksilofaciale, Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri, i janë bashkuar spitalit, ndërsa pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt QKUK-së për të marrë trajtim nga Kirurgjia Maksilofaciale,” njoftojnë nga ky institucion
Mirëseardhje atyre u ka dëshiruar Gëzim Berisha, Drejtor Ekzekutiv i spitalit, duke u shprehur se ndihet i lumtur që pacientëve nga rajoni i Mitrovicës tashmë do t’u ofrohet ky shërbim në një institucion publik siç është Spitali i Mitrovicës.