Lajme
Kujdesi për të moshuarit – vendimi i dytë i Faton Pecit
- 17/12/2025
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Mitrovicës Faton Peci ka marrë sot një tjetër vendim. Bëhet fjalë për themelimin e Ekipit Geriatrik. Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.
Kryetari Peci ka thënë se ky shërbim po ofrohet për herë të parë në Mitrovicë.
“Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare,” ka thënë Peci duke shtuar se “Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta.”
Ky është vendimi i dytë i Pecit pas marrjes së detyrës si kryetar komune. Ai mori vendim edhe për themelimin e Komisionin për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore.