Lajme

Vjen vendimi i parë i kryetarit Faton Peci.

  • 16/12/2025
  • By RTV Mitrovica
Faton Peci
Share

Kryetari i Mitrovicës Faton Peci ka marrë vendim për themelimin e komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Faton Peci

 
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
 
“Vendimi i parë si kryetar që e mora është themelimi i komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore.
Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta.
Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si iu qaset këtyre kategorive” ka njoftuar kryetari Peci.