Lajme

Në ditën e parë të punës, Kryetari Peci zhvilloi takim me Presidenten Osmani

  • 15/12/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Kryetari Faton Peci e nisi sot ditën me kafe e pereca ndërsa për vizitë i erdhi Presidentja Vjosa Osmani.
Sipas një postimi të kryetarit në Facebook, në takimin me Presidenten Osmani u diskutua për projekte konkrete në shërbim të qytetarëve, ndërsa të dy palët kanë shprehur vullnet pë bashkëpunim insitucional.
“Sot, në të hënën e parë të punës sime si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, pata kënaqësinë të pres Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.
Takimin e nisëm me një kafe e perec të Mitrovicës, e më pas biseduam për projekte konkrete dhe adresimin e sfidave për shërbime dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.
Si mitrovicas të lindur e të rritur në këtë qytet, ndamë vullnetin e përbashkët për punë konkrete e bashkëpunim institucional,” ka shkruar kryetari Peci.