Lajme

MENAXHERIA E QELQTË – të enjten premierë në Muharrem Qena

  • 25/02/2025
  • By RTV Mitrovica
Share

Në teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë të Enjten pritet të jepet preimera e shfaqjes “Menaxheria e Qelqtë”.

Një histori që prek thellë shpirtin – “Menaxheria e Qelqtë” është një udhëtim emocional dhe dramatik, që eksploron sfidat e jetës, pasigurinë dhe ëndrrat e thyer. E mbushur me pasion dhe tension, kjo dramë shpalos luftën mes realitetit dhe dëshirave, si dhe përpjekjen për të shpëtuar nga grilat e vetë-kufizimeve.

Përmes një ekipi artistik, kjo shfaqje premton të lërë gjurmë në çdo shikues, duke e përjetuar artin në një nivel të ri.

Regjisori i shfaqjes është Ilir Bokshi, producent, Sabit Sheremeti ndërsa luajnë aktorët Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni.
Shfaqja do të mbahet më datë 27 Shkurt 2025 nga ora 19:00.

Hyrja pa pagesë.