Lajme

Un Women dhe FAO mbajnë trajnim për fuqizimin e grave në zonat rurale të Mitrovicës

  • 25/02/2025
  • By RTV Mitrovica
Share

Mundësi zhvillimi dhe mbështetje për rritjen e autonomisë dhe aftësive të grave në zonat rurale

Të hënën në Mitrovicë u mbajt një sesion trajnimi me UN Women, në kuadër të një projekti të përbashkët me FAO-n, ku Komuna e Mitrovicës është një prej tre komunave përfituese. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e grave nga zonat rurale, duke ofruar mundësi zhvillimi dhe mbështetje për rritjen e autonomisë dhe aftësive të tyre.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu i cili ishte pjesëmarrës në këtë iniciativë, ofroi mbështetje të plotë për projektin dhe theksoi angazhimin e komunës për fuqizimin e gruas. Ai shtoi se “Si komunë, kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fuqizimin e gruas në Mitrovicë, duke realizuar projekte të ndryshme së bashku me organizatat partnere.”