Lajme
Njoftim nga sektori i tatimit në pronë
- 24/09/2024
- By RTV Mitrovica
Njoftim nga sektori i tatimit në pronë
Të nderuar qytetarë, Sektori i tatimit në pronë ju njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë. Kësti i dytë përfundon me datë 30 shtator, atëherë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 30 shtator 2024.
Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj.
Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë.
Po ashtu, për të kryer më shpejt detyrimet tuaja, ju mund të shfrytëzoni edhe platformën elektronike e-Kosova.