ARKIV
Në aksion… Njësia Speciale e Policisë së Kosovë së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit
- 23/07/2021
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nga sot (e premte) me aksion të gjerë në lokalet e qytetit. Pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit, dhe parregullsitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka ftuar në takim përfaqësuesit nga Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, si dhe zyrtarë komunal nga Drejtoria e Inspekcionit.
Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje të përbashkët mes institucioneve relevante lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës që ndodhen në përdhese të banesave kolektive, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve, si dhe parregullësitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Pas diskutimeve të shumta nga të pranishmit në takim, është marrë vendim i përbashkët që nga nesër në ora 20:00, Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë e Stacionit Jugor dhe Njësinë Speciale të Kosovës, të mbajnë aksion të gjerë për kontrollimin e lokaleve, në mënyrë që t’iu përmbahen rregullave në bazë të veprimtarisë për të cilat kanë marrë leje.
Me këtë rast, luten pronarët e bizneseve, qytetarët si dhe konsumatorët të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim me institucionet e lartpërmendura.
Kryetari Bahtiri ka theksuar se në vazhdimësi është i përkushtuar që t’iu ofroj mundësi bizneseve, mirëpo jo që këto biznese t’i shqetësojnë qytetarët dhe mërgimtarët tanë.