Lajme

DSHPI fillon me mbjelljen e luleve dhe hapësirave gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës

  • 13/05/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

DSHPI fillon me mbjelljen e luleve dhe hapësirave gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar me mbjelljen e luleve dhe hapësirave gjelbëruese përfshire këtu dhe mirëmbajtjen në mënyrë që qyteti i Mitrovicës të duket bukur.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, është shprehur i lumtur që me punën e javës së kaluar, qyteti i Mitrovicës ka arritur që dukshëm të marr pamje të bukur.

“Ne bashkë po ndërtojmë një qytet më të bukur, më të gjelbër dhe mbi të gjitha po ndërtojmë një ambient i cili do ti shërbej shoqërisë sonë”, është shprehur drejtori Tmava.