Lajme
Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot
- 02/05/2024
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, priti Ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot. Në takim, z. Hamza e informoi Ambasadorin Guérot për situatën aktuale në komunë dhe për projektet që janë duke u realizuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Hamza shprehu falënderim ndaj ambasadorit Guérot për përkrahjen që Franca ka dhënë për Kosovën në procesin e zhvillimit dhe shtetndërtimit të saj.
Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.