Lajme
U mbajt mbledhja e 30- të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
- 08/04/2024
- By RTV Mitrovica
U mbajt mbledhja e 30- të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, në prani të nënkryetarit, z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 30-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj seance, kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës të thirrur për këtë seancë.
Si pikë shtesë e rendit të ditës u propozua; Propozim-vendimi për ndryshimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për formimin e Komisionit komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale”.
Në vazhdim u miratuan këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2019 Për taksa, tarifa dhe gjoba komunale; Kërkesë për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës; Propozim-vendimi për ndryshimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për formimin e Komisionit komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale”.