Pyetësor – Ngacmimet online: ndajeni përvojën tuaj me ne

Me përhapjen e komunikimit dixhital, ngacmimi në internet është bërë një çështje kritike që prek individët në platforma të ndryshme. Andaj nëpërmjet këtij pyetësoi ne dëshirojmë të dëgjojmë përvojat tuaja personale në lidhje me ngacmimet në internet.

Përgjigjet tuaja do të na ndihmojnë për të vlerësuar se si ngacmimi në internet ndikon te individët në aspektin emocional, psikologjik dhe social. Gjithashtu do të kontribuoni në nxitjen e diskutimeve për zgjidhjet e mundshme dhe luftimin e kësaj dukurie.

Përgjigjet tuaja do të jenë anonime dhe do të përdoren vetëm për qëllimin e këtij investigimi gazetaresk.

Ju faleminderit për kontributin tuaj.