Lajme
Njoftim nga DKA
- 03/04/2024
- By RTV Mitrovica
Njoftim nga DKA
Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Drejtoria e Arsimit, në takimin e sotëm të mbajtur me menaxhmentin e shkollës, Këshillin Drejtues dhe Këshillin e Prindërve të ShFMU “Ismail Qemali”, analizoj hapat e ndërmarrë nga të gjithë mekanizmat dhe raportet e ekipeve profesionale deri në këtë fazë, në lidhje me gjendjen e objektit të shkollës dhe shqyrtoj të gjitha mundësitë e organizimit të procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike pas përfundimit të pushimit pranveror.
Të gjithë të pranishmit u pajtuan që edhe këto dy ditë të vazhdoj mësimi online dhe gjatë javës së pushimit pranveror do të njoftohen të gjithë nxënësit dhe prindërit për detajet e organizimit të mësimit me prezencë fizike pas përfundimit të pushimit pranveror.