Lajme
Përkujtohen dëshmorët Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 25 vjetorin e rënies
- 27/02/2024
- By RTV Mitrovica
Përkujtohen dëshmorët Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 25 vjetorin e rënies
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu, të cilët sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të qytetit të Mitrovicës, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj.
Vesa Broja, së bashku me përfaqësuesit e tjerë nga pushteti komunal, si dhe drejtues të shoqatave të luftës, kanë vendosur buqeta lulesh tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Me këtë rast, kryesuesja znj. Broja, ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve për çështjen kombëtare të rënë në luftën e fundit në Kosovë për çlirimin e vendit.
“Mirënjohje e respekt deri në përulje për guximin dhe sakrificën e tyre, pa të cilën nuk do ta gëzonim lirinë sot” është shprehur kryesuesja Broja.