Lajme
Komuna e Mitrovicës: FTESË- Ju ftojmë në ceremoninë solemne të inaugurimit të objektit të ri të ndërtuar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Stantërg
- 18/01/2024
- By RTV Mitrovica
FTESË
Ju ftojmë në ceremoninë solemne të inaugurimit të objektit të ri të ndërtuar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Stantërg, e cila do të mbahet me dt. 19.01.2024, duke filluar nga ora 11:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Stantërg.
Drejtoria për Shëndetësi, ju njofton që pas përfundimit të ndërtimit të objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Stantërg, shërbimet shëndetësore në këtë qendër do të fillojnë nga data 22.01.2024.
Qytetarët që kanë marrë shërbime shëndetësore në objektin e vjetër të kësaj QMF-së i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar deri me tani!
Me respekt,
Drejtoria për Shëndetësi