Lajme
25 vjet nga rënia e Heroit Xhevat Jusufi
- 03/01/2024
- By RTV Mitrovica
Në vendin ku kishte rënë 25 vjet më parë, në Smrekonicë të Vushtrrisë, sot u përkujtua heroi Xhevat Jusufi.
Përfaqësues institucionesh, të shoqatave të luftës së UÇK-së, familjarë e qytetarë të shumtë bënë homazhe e vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të heroit, ndërsa vlerësuan lartë kontributin dhe vepren e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
Xhevat Jusufi ishe komandant për logjistikë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. U vra më 03 Janar 1999 në Smrekonicë të Vushtrrisë.