Lajme
Mbi gjysmë milion shërbime shëndetsore u realizuan ne laboratorin e analizave në QKMF-në e Mitrovicës në vitin 2023
- 30/12/2023
- By RTV Mitrovica
Sipas raportit vjetor të punës, gjatë vitit 2023 në Laboratorin e analizave të QKMF-së në Mitrovicë, janë ofruar 592 721 shërbime shëndetsore tek 27 471 pacientë.
Të dhënat u publikuan nga drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani.
Ky sukses vjen si rezultat i investimeve që ka bërë komuna në shëndetësinë primare, tha Shabani.
Ai vlerësoi edhe punën e stafit shëndetësor.
“Kjo është arritur falë punës së shkëlqyer , profesionalizmit të lartë dhe përkushtimit të madh si dhe frymës ekipore që është një shembull i mirë i kolektivit të laborantëve të udhëhequr suksesshëm nga kryelaborantja e QKMF-së znj.Minire Hajrizi -Zasella .”
Drejtori Shabani ka thënë se këtë vit të gjithë sektorët në QKMF kanë shënuar rezultate më të mira në ofrimin e shërbimeve dhe se raportet për secilin sektor do të publikohen ditëve në vazhdim.