Lajme

Mitrovicë: Hapet Qendra për Angazhimin e Komuniteteve

  • 20/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Të martën në Mitrovicë, u hap Qendra për Angazhimin e Komuniteteve (QAK).

Kjo iniciativë u realizua falë një bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe Projektit INTEGRA.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në komunë, Elvis Feka, tha se kjo apësirë të re që do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për gratë dhe vajzat e riatëdhesuara.

“Ky hap ka një impakt të madh në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të riatëdhesuara në këtë rajon, duke ndihmuar në forcimin e tyre nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe krijimit të mundësive të reja për ata që janë në nevojë,” tha Feka.

Kjo qender synon të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në shumë lloje aktivitetesh, duke përfshirë ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve. Përveç kësaj, QAK do të organizojë tubime sociale dhe ngjarje të ndryshme për të krijuar një mjedis inkurajues dhe mbështetës për komunitetin.