Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
ARKIV

Policia: “Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”

  • 18/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Nën moton “Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, Policia në jug të Mitrovicës shpërndanë fletëpalosje për qytetarë e kjo me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë.

Në fletpalosje jepen këshilla elementare  gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë:

  • mos u ulni në dritare të automjetit
  • – mos dilni me pjesë të trupit jashtë automjetit
  • – mos vallëzoni në rrugë
  • – mos përdorni mjete videoinqizuese nga dritaret e automjetit

Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në trafik si dhe parandalimin e rasteve dhe veprave tjera të kundërligjshme.

Policia apelon qytetarët që duke u sjellë-vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat secili mund të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.

Në çdo rrethanë Policia do të veprojë sipas autorizimeve dhe kompetencave, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në përgjithësi, thuhet në një njoftim të Policisë në Mitrovicë.