Lajme
Komuna e Mitrovicës: Ftesë
- 21/11/2023
- By RTV Mitrovica
Ftesë
Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës, Shoqata e Artistëve Të Mitrovicës në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport -sektori i kulturës u bën thirje të gjithë krijuesve të Artit Figurativ që të marrin pjesë me punimet e tyre në projektin ”EKSPOZITA SHËTITËSE” të mbështetur nga MKRS.
Ekspozita do të mbahet në hapësirat e Galerisë së Arteve “Kadri Kadriu” me datën 27.11.2023 në ora 13:00.
– Ekspozita nuk është tematike dhe tema e punimve/veprave është e lirë.
– Artistët mund të marrin pjesë vetëm me një vepër artistike.
– Dimenzioni i punimeve mundësisht të jetë në format horizontal apo vertikal deri 140 cm.
– Punimi/vepra e artisiti te jetë e firmosur/e nënshkruar nga ana e autorit dhe viti.
– Kordinatori në bashkpunimë me jurinë, të përbërë nga 3 antarë do të përzgjerë 6 punime të cilat do të bashkangjitën më perzgjedhjen e punimeve nëper komunave të tjera dhe destinacioni i fundit i projektit ”EKSPOZITA SHËTITËSE do të jetë Tirana ku do të paraqiten veprat artistike të përzgjedhura nga jurija.
Punimet pranohen nga data 21.11.2023 deri me datën 24.11.2023 nga ora 10:00 – 12:00 në objektin e Drejtorisë për Kulturë. Rini dhe Sport – Mitrovicë