Lajme
U mbajt sesion informues mbi Mundësitë e Kompanive Vendore në Panairët Gjermane 2024
- 15/11/2023
- By RTV Mitrovica
U mbajt sesion informues mbi Mundësitë e Kompanive Vendore në Panairët Gjermane 2024
Sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës është mbajtur sesion informues me temën “Mundësitë e Aplikimit dhe Pjesëmarrjes së Kompanive Vendorë në Panairët që Organizohen në Gjermani në Vitin 2024”.
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, udhëheqësja e departamentit për mbështetje dhe shërbime të anëtarëve në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, znj. Besarta Hyseni, dhe zëvendësuesi i udhëheqësit të Sektorit për Promovim të Eksportitë në KIESA-s, z. Mirsad Simnica.
Drejtori z. Feka ka mbajtur fjalën hyrëse për këtë sesion, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së kompanive lokale në panairët gjermane dhe potencialin e tyre për zhvillim dhe ndërveprim në tregun ndërkombëtar.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësiinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike në përmirësimin e mundësive për pjesëmarrje.
Ndërsa, znj. Hyseni ka prezantuar shërbimin e Senior Expert Service (SES), duke theksuar se ky shërbim ofron ndihmë eksperte nga profesionistët gjermanë për kompanitë që duan të përmirësojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e tyre në tregun ndërkombëtar.