Lajme

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka pranur donacion një aparat për kryerjen e analizave laboratorike nga Kompania “Genius Ks”

  • 26/10/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka pranur donacion një aparat për kryerjen e analizave laboratorike nga Kompania “Genius Ks”

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr .Nexhat Çuni” në Mitrovicë u bë dorëzim-pranimi i aparatit për kryerjen e analizave laboratorike nga Kompania “Genius KS”.

Pranimi i këtij aparati si donacioni i dytë brenda pak ditësh për Laboratorin e QKMF-së do të rris kapacitetet e QKMF-së në lëminë e diagnostikës dhe do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.

Vlera monetare e aparaturës sipas deklaratës së donatorit është 25.000 euro.

Kjo aparaturë mundëson rreth 86 testime për një orë punë dhe funksionon sipas metodologjisë së avancuar me një përformancë të lartë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani deklaroi se kjo aparaturë që është pranuar sot dhe aparatura tjetër laboratorike e pranuar para pak ditësh si dhe aparaturat e tjera të blera me buxhetin e Komunës do të shfrytëzohen për rritjen e kapaciteteve në fushën e diagnostikes laboratorike në Laboratorin e Analizave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare por edhe në implementimin e planit të punës së Drejtorisë për Shëndetësi për zgjerimin hap pas hapi të shërbimeve të analizave laboratorike edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare mbeten të përkushtuara në punën dhe anagzhimet e vazhdueshme për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Mitrovicës.