Lajme
Filluan punimet infrastrukturore në zonën e lirë ekonomike
- 17/10/2023
- By RTV Mitrovica
Filluan punimet infrastrukturore në zonën e lirë ekonomike
Investimet në infrastrukturën e zonës së lirë ekonomike kanë filluar me një angazhim të lartë për zhvillimin e qytetit.
Punimet nga afër i kanë inspektuar, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së z. Granit Tmava, dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, z. Elvis Feka.
Këto investime ndërtojnë dhe përmirësojnë rrugët kyçe që ndikojnë thellësisht në funksionimin e bizneseve dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.
Kryetari z. Hamza, ka theksuar se ky zhvillim do të ndihmojë në lehtësimin e aksesit dhe efikasitetin e operacioneve të bizneseve, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për punësim dhe zhvillim ekonomik në qytet.
Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për rritjen e kapaciteteve ekonomike të komunës dhe përparimin e jetës së qytetarëve.