Lajme

Mitrovicë: Policia arreston një person dhe parandalon kontrabandim me mallra

  • 08/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se njësitet e saj kufitare dhe ato të rendit publik, të enjtën në veri të Mitrovicës, kanë kanë arrestuar një person dhe kanë parandaluar kontrabandim me mallëra.

“Më 07. 09. 2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore kufitare dhe ato të rendit publik, në veri të Mitrovicës kanë arritur të parandalojnë tri raste ”kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim i mallrave. Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme,” thuhet në njoftimin e policisë.