Lajme

Brahimi: E diela ditë pushimi, ndëshkohen ata që nuk respektojnë vendimin

  • 02/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Valon Brahimi, ka rikujtuar bizneset se “Dita e diel është ditë pushim për të gjitha bizneset që shesin me shumicë dhe pakicë,”

Sipas tij përjashtim bën gastronimia, sallonet e bukurisë, barnatoret që kujdestarojnë dhe shitësit e derivateve.

Brahimi po ashtu ka thënë se bizneset që nuk respektojnë rregulloren do të ndëshkohen ndërsa ka publikuar edhe vlerën e gjobave.


“Dita e diel si ditë pushimi është kërkuar nga vet bizneset dhe ky vullnet vetëm po zbatohet nga komuna,” shkroi Brahimi në faqen e tij në Facebook.