Lajme

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësues të KFOR-it

  • 24/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësues të KFOR-it

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan dhe Zviceran, në krye me komandantin z. Col Walker dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën tonë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Mitrovicë.

Kryetari z. Hamza pasi ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën e tyre, ka vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend duke vlerësuar kështu bashkëpunimin e mirë dhe korrekt me KFOR-in.

Në fund të takimit, të dy palët treguan gatishmëri për të ruajtur traditën e mirë të bashkëpunimit efikas mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR – it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.