Lajme
Mitrovicë: Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve” nënshkruajnë marrëveshje
- 14/07/2023
- By RTV Mitrovica

Pas regjistrimit për herë të parë në platformën elektronike të prokurimit publik të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë, është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës për të ju ofruar përkrahje profesionale dhe teknike në fushën e prokurimit publik.
Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve” ka operuar për vite të tëra pa platformë të prokurimit publik dhe me këtë proces zyrtarisht po nisim një rrugëtim të mbarë të fuqizimit të kësaj ndërmarrje.