Lajme
Komuna e Mitrovicës përfiton edhe një kamion për mbeturina nga MMPHI-ja
- 26/06/2023
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës përfiton edhe një kamion për mbeturina nga MMPHI-ja
Komuna e Mitrovicës ka përfituar edhe një kamion për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet 8m3 nga Gara për Mjedis të Pastër.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij granti mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, z. Egzon Sadiku si dhe udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, z.Irfan Peci.

Me rastin e pranimit të kamionit, drejtori Sadiku ka thënë se ky kamion i ri ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse do të ndihmojë që të kemi një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm në qytetin e Mitrovicës.

Po ashtu, drejtori Sadiku, ka falënderuar zyrtarët e Drejtorisë së Mjedisit dhe KRM “Uniteti” për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre në përmirësimin e mjedisit, ku pa përkushtimin dhe kontributin e tyre, nuk do të ishte realizuar kjo punë e mirë.