Lajme
U mbajt mbledhja e 19 -të e Komitetit për Politikë dhe Financa
- 21/06/2023
- By RTV Mitrovica
U mbajt mbledhja e 19 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Korniza afatmesme buxhetore – Komunale 2024-2026; Propozim për miratim të planit komunal për integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Mitrovicën Jugore 2023-2025; Propozim për inicimin e nismës së menaxhimit të integruar të mbeturinave në regjionin e Mitrovicës, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj; Propozim për miratim të planit komunal për menaxhim të mbeturinave 2023-2028.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.