Lajme
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Vllahi dhe Zijaqë
- 15/06/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/06/347256710_640453334782860_8440284908080770508_n.jpg)
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Vllahi dhe Zijaqë
Zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave kanë vazhduar edhe në fshatrat Vllahi dhe Zijaqë.
Me një frymë demokratike, kryetar i këshillit të fshatrave Vllahi dhe Zijaqë u zgjodh Safet Kurti ndërsa këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z.Jeton Ujkani, znj.Valbona Sadiku, znj.Majlinda Kurti.