Lajme
Dy medalje ballkanike në më pak se një muaj për xhudistët e klubit “Trepça”
- 13/06/2023
- By RTV Mitrovica
Dy medalje ballkanike në më pak se një muaj për xhudistët e klubit “Trepça”
Në Kampionatin Ballkanik U18 të mbajtur në Maqedoninë e Veriut, nga klubi i xhudos “Trepça” kanë marrë pjesë tre garues; Uvejs Nesimi, Reis Deliu dhe Riad Kasapi.
Në këtë kampionat, Uvejs Nesimi arriti të shpallet Kampion Ballkanik U18, kurse Reis Deliu doli i pesti ndërsa Riad Kasapi u ndal në luftën e parë.
Pas, Blerina Gashit e cila para disa ditësh solli medaljen ballkanike në Mitrovicë, edhe Uvejsi arriti suksesin maksimal, së bashku me Reisin dhe Riadin.
Përgëzime trajnerit Blenard Begu, trajnerëve të tjerë si dhe xhudistëve të klubit “Trepça”.