Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

  • 31/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesueses, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, nënkryetarit, z.Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 21-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë seancë u propozua si pikë shtesë për rend të ditës; Propozim- vendim për formimin e komisionit të ankesave në procesin e zgjedhjes së këshillave lokale dhe kryetarëve të këshillave.

Më tutje, kryesuesja znj.Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç ‘rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim u miratuan këto pika; Draft- Rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Draft- Rregullore për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve; Propozim- vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Arkivit Ndërkomunal në Mitrovicë, pa procedura konkurrimi; Propozim- vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0022207-8/23 dt. 22.03.2023 për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2022 në buxhetin e vitit 2023; Propozim- vendim për formimin e komisionit të ankesave në procesin e zgjedhjes së këshillave lokale dhe kryetarëve të këshillave​; Projekt- Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Mitrovicës së Jugut 2023/2027, si dhe Informatë për Qarkoren Buxhetore 2024/01.

Ndërsa, në fund të mbledhjes u diskutuan edhe këto Raporte të drejtorive; Raporti i punës së Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Mirëqenies Sociale për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë për vitin 2022; Raport i punës së Drejtorisë së Inspeksionit për vitin 2022; Raporti i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022; Raporti i korrje shirjeve për vitin 2022 dhe Raporti i mbjelljeve vjeshtore për vitin 2022.