Lajme

Komuna e Mitrovicës zë vendin e dytë për transparencë në qeverisjen komunale

  • 24/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës zë vendin e dytë për transparencë në qeverisjen komunale

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka bërë publikimin e Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.

Nga ky raport Komuna e Mitrovicës është radhitur në vendin e dytë në nivel Kosove së bashku me Komunën e Lipjanit, duke u vlerësuar nga maksimumi prej 100 pikëve në 91.13 pikë, dhe është cilësuar si ndër komunat më transparente për indeksin e transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022.

Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës dhe llogaridhënies për vitin 2022, në 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Komunat janë vlerësuar në 87 indikatorë për tetë shtylla: 1) transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, 2) transparenca buxhetore, 3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, 4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, 5) qasja në dokumente publike, 6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit,
7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave.