Lajme
Komuna e Mitrovicës vazhdon me aksion për lirimin e ambienteve publike
- 07/05/2023
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës vazhdon me aksion për lirimin e ambienteve publike

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ekzekutuar vendimin e menaxhmentit të NPL “Stacioni i Autobuseve” për lirimin e ambienteve publike tek kjo ndërmarrje.

Nga inspektorët komunal është bërë e ditur se individët dhe bizneset të cilët kanë ngritur aktivitetin e tyre ekonomike duke zënë dhe dëmtuar hapësirat publike duhet të bëjnë lirimin e tyre në të kundërtën do të gjobiten jo vetëm për dëmin, por do të kenë detyrim dhe kthimin e këtyre ambienteve në gjendjen e mëparshme.

Aksioni i lirimit të hapësirave dhe ambienteve publike do të vazhdojë edhe në ditët ne vijim.