Lajme
Kryetari Hamza ka pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale-Lindje, kolonel Thomson
- 04/05/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza ka pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale-Lindje, kolonel Thomson
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme priti në takim komandantin e Komandës Regjionale-Lindje, kolonel Thomson dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë si dhe për situatën nga vërshimet që u përball qyteti i Mitrovicës gjatë muajit janar.
Me këtë rast, kryetari Hamza ofroi bashkëpunimin e tij në implementimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen në nisma të cilat avancojnë aspektet e sigurisë në nivelin lokal.
Ndërsa, kolonel, z. Thomson, falënderoi kryetarin Hamza për menaxhimin e suksesshëm të situatës gjatë vërshimeve si dhe shprehu gatishmërinë e tij në forcimin e bashkëpunimit të KFOR-it amerikan dhe komunës, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët që jetojnë në Mitrovicë.