Lajme

Në Mitrovicë u mbajt konferenca pranverore e kardiologjisë

  • 01/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Mitrovicë u mbajt konferenca pranverore e kardiologjisë

Me organizimin e Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës dhe me përkrahjen e Drejtorisë për Shëndetësi, në Mitrovicë u mbajt konferenca pranverore e kardiologjisë.

Kjo konferencë është konferenca e parë shkencore në fushën e shëndetësisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, që mbahet në Mitrovicë.

Punimet e Konferencës i hapi kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, z. Gani Bajraktari, i cili pasi përshendeti të pranishmit dhe prezantoi programin e konferncës ku potencoi pjesëmarrjen e kardiologëve nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe shtetet europiane.

Punimet e konferencës i përshendeti edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi i Komunës së Mitrovicës, z. Fahri Shabani, i cili vlerësoi lartë punën e kardiologëve kosovarë dhe punëtorëve shëndetsorë në përgjithësi në profesionin dhe misionin e tyre fisnik, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Drejtori Shabani falenderoi këshillin organizativ dhe kryetarin e Shoqatës së Kardiologëve z.Bajraktari, për ofrimin e mundësisë që mjekët familjarë dhe mjekët e përgjithshëm të QKMF-së së Mitrovicës të marrin pjesë në punimet e kësaj konference.