Lajme

DKA dhuron shtatë kompjuterë për shkollën “Shemsi Ahmeti”

  • 27/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

DKA dhuron shtatë kompjuterë për shkollën “Shemsi Ahmeti”

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë sot ka dhuruar shtatë kompjuterë për shkollën “Shemsi Ahmeti” në Shupkoc në respekt për mësimdhënësen Elfije Kuqani, ku tre nga ta u dhuruan nga shkolla “Musa Hoti”.

Me rastin e dorëzimit të kompjuterëve ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu, asamblisti, z. Shkelqim Ibrahimi, drejtori i SHMU “Shemsi Ahmeti”, z. Sinan Tupella, drejtori i SHMU “Musa Hoti”, z. Skender Avdiu, mësimdhënës, të cilët u mirëpritën nga stafi i shkollës.

Drejtoresha, znj. Kadriu, tha se Komuna e Mitrovicës i ka dhënë prioritet arsimit, përkatësisht zgjidhjen e problemeve aktuale dhe krijimin e kushteve sa më të mira për mësim.

Nga ana tjetër, drejtori i SHMU “Shemsi Ahmeti”, z. Tupella falënderoi drejtoreshën Kadriu për punën dhe angazhimin që po bënë që të kemi një arsimim cilësorë në komunën e Mitrovicës dhe donacionin e dhuruar.