Lajme
Mitrovicë: Hamza priti në takim komandantin e ri të Karabinierëve italian
- 19/04/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/04/341338985_3418092305145850_7858615755327709497_n-1.jpg)
Kryetari i komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, priti të mërkurën në takim komandantin e ri të Regjimentit të Karabinierëve italian kolonel, Ruggiero Capodivento.
Ne këtë takim, kryetari Hamza pasi e përgëzoi komandantin Capodivento, për detyrën e re, ka falënderuar shtetin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe KFOR-in italian në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.
Në këtë takim i cili ishte i karakterit njoftues të dy palët janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe Regjimentit të Karabinierëve Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.