Lajme
Komuna e Mitrovicës dhe Chatar Charity nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e QMF-së në Iliridë
- 19/04/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z.Esam Dabab, për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Iliridë.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse ndërtimi i kësaj qendre është mëse i nevojshëm për qytetarët “, tha kryetari i Komunës Bedri Hamza. “Përmes këtij investimi do të arrihet përmirësimi i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor,” shtoi Hamza.
Në anën tjetër z. Esam Dabab, drejtori i organizatës “Qatar Charity”, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tutje në realizimin e projekteve për qytetarët e Mitrovicës.
Objekt i QMF-së në Iliridë do të jetë një qendër shëndetësore moderne me një sipërfaqe prej 370 m2, ndërsa vlera e këtij projekti është 340,200.00 euro i cili do të financohet nga organizata “Qatar Charity” dhe Komuna e Mitrovicës.