Lajme
Kryetari Hamza nderon me mirënjohje Unionin e Bizneseve Shqiptaro – Gjermane
- 12/04/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza nderon me mirënjohje Unionin e Bizneseve Shqiptaro – Gjermane
Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësues nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro – Gjermane, në krye me kryetarin z.Nazmi Viqa.

Në këtë takim kryetari z.Hamza, u ndau mirënjohje Unionit të Bizneseve Shqiptaro- Gjermane në shenjë falënderimi për vullnetin dhe kontributin e dhënë gjatë përballjes me vërshimet në Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj organizate pasi kanë falënderuar kryetarin z.Bedri Hamza, për mikpritjen e ofruar, ata janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve.